×
  • Lajme
  • Botë / Video

    Momenti kur një i ri e pengon të dyshuarin për sulm me thikë në Sydney – ai konsiderohet heroi i ri i Australisë

    Reporteri
    13 Prill 2024 | 10:45

    Pesë persona raportohet se janë vrarë nga një i sulmues me thikë gjatë incidentit në një qendër tregtare në Sydney të Australisë.

    Një operacion i madh policor po zhvillohet pas raportimeve për të vdekur dhe të lënduar në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction.

    Edhe pse shumica e njerëzve janë evakuuar, të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda qendrës.

    E tashmë në rrjete sociale po qarkullojnë video të shumta të filmuara nga dëshmitarët e rastit. Disa prej tyre shfaqin vizitorët të frikësuar, e disa tregojnë se si të tjerë u përpoqën t’i rezistonin sulmuesit.

    Pamjet ku shfaqet njëri nga vizitorët duke i dalë përpara sulmuesit për ta ndaluar të kryejë krime e kanë pushtuar internetin. Ky person nga shteti australian po konsiderohet hero pasi duke e bllokuar sulmuesin ka shpëtuar qindra jetë.

     

    Më vonë, policia e vendit ka qëlluar sulmuesin e dyshuar, i cili ka mbetur i vrarë së bashku me tre qytetarë të tjerë.

    Ndryshe, operacioni policor po vazhdon dhe autoritetet do të japin detaje të mëtejshme. /Telegrafi

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!