Presidenti i SHBA, Joe Biden, pret që Irani të sulmojë Izraelin “më shpejt sesa vonë”, pasi frika rritet për hakmarrjen iraniane mbi një sulm ajror që vrau komandantët e lartë në fillim të këtij muaji.
Izraeli nuk e ka pranuar sulmin ndaj një konsullate iraniane në Siri, por besohet gjerësisht se ka qenë pas saj.
Zyrtarët amerikanë i kanë thënë CBS News, partnerit amerikan të BBC-së, se një sulm i madh ndaj Izraelit mund të ndodhë së shpejti.
Izraeli thotë se është gati të mbrohet. Ndërsa ”Zoti Biden i tha Iranit: “Mos e bëj””, thekson BBC, përcjell klankosova.tv.
“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit. Ne do ta mbështesim Izraelin”, tha zoti Biden. “Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.