Yulia Navalnaya në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian pas vdekjes së bashkëshortit Alexei Navalny në një burg në Siberi më 16 shkurt, ka porositur shtetet evropiane që të jenë më kreative në qasjen ndaj Rusisë, raporton BBC.
Ajo ka thënë se nëse shtetet dëshirojnë të mposhtin Putinin, duhet të ndalen me qasjet e mërzitshme që i kanë përdorur deri më tani, përcjell gazeta online Reporteri.net.
“Nëse njëmend dëshironi të mposhtni Putinin, duhet të bëheni më kreativë”, ka thënë ajo para deputetëve në Strasbourg. “Dhe ju duhet të ndaleni të jeni të mërzitshëm”.
Ajo ka thënë se Navalny ishte “e kundërta e gjithçkaje të mërzitshme”.
Navalny pritet të varroset në Moskë të premten.
Navalnaya ka premtuar se do të vazhdojë punën e bashkëshortit në betejën për “Rusinë e lirë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.