×
  • Lajme
  • Botë

    Ndjekje si nëpër filma: Hajdutët i kap paniku, shpërndajnë kartëmonedhat për t’i shpëtuar policisë

    Reporteri
    22 Tetor 2022 | 14:07

    Plani për të vjedhur para nga një kazino në Kili dështoi për bandën e hajdutëve të cilët morën mbi 10 mijë euro nga kazinoja.

    Mesa duket hajdutët nuk e kishin planifikuar me detaje operacionin për të vjedhura paratë në kazino.

    Për rrjedhojë ata u detyruan të hidhnin paratë e vjedhura në një autostradë, për të shpërqendruar policinë dhe për t’i shpëtuar prangave.

    Siç raportojnë mediet vendase, policia ra menjëherë në gjurmët e tyre, e për pasojë po ndiqte makinën e hajdutëve në autostradë. Këta të fundit mes panikut, hodhën të gjitha paratë në rrugë, teksa makina e tyre lëvizte.

     

    Sakaq edhe plani B i hajdutëve dështoi, pasi ata u arrestuan pak minuta më vonë pasi hodhën paratë në rrugë.

    Policia bën me dije se banda e hajdutëve përbehet nga gjashtë emigrantë, të cilët tashmë janë në qeli. Ndërsa mësohet se shuma e vjedhur nga kazinoja ishte 10.110 dollarë.

    Nga afërsisht dhjetë milionë pesos (rreth 10,110 dollarë) që ishin vjedhur, policia mblodhi aq sa mundi, pasi disa nga kartëmonedhat e shpërndara nga era u mblodhën nga kalimtarët në autostradë./abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!