×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH: Vapa ekstreme në Gaza mund të përkeqësojë krizën shëndetësore për palestinezët

    Reporteri
    21 Qershor 2024 | 22:10

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se temperaturat jashtëzakonisht të nxehta në Rripin e Gazës mund të përkeqësojnë problemet shëndetësore për palestinezët e zhvendosur nga bombardimet izraelite. Programi Botëror i Ushqimit ka paralajmëruar se një krizë e madhe e shëndetit publik po afrohet në Gaza, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore.

    “Ne kemi parë zhvendosje masive në javët dhe muajt e fundit dhe ne e dimë se kombinimi i kësaj dhe nxehtësisë mund të shkaktojë një rritje të sëmundjeve,” tha Richard Peppercorn, përfaqësuesi i OBSH-së për Gazën dhe Bregun Perëndimor. “Kemi ndotje të ujit …dhe do të kemi shumë më tepër humbje ushqimore për shkak të temperaturave të larta. Do të kemi insekte, mushkonja dhe miza, dehidrim, goditje të nxehtësisë”.

    Pepperkorn tha se në Gaza, për shkak të kushteve të këqija të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, numri i rasteve të diarresë ishte 25 herë më i lartë se zakonisht. Sipas OBSH-së, uji i ndotur dhe higjiena e dobët janë të lidhura me sëmundje të tilla si kolera, diarreja dhe hepatiti A.

    OBSH nuk ka qenë në gjendje të kryejë evakuime mjekësore nga Gaza që nga mbyllja e vendkalimit Rafah në fillim të majit. Pepperkorn tha se rreth 10,000 pacientë duhet të largohen nga Gaza, gjysma e tyre vuajnë nga sëmundje të lidhura me luftën./a2

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!