Papa Leoni XIV është diagnostikuar me kancer të mushkërive, por i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm për heqjen e pjesës së poshtme të mushkërisë së djathtë, njoftoi Vatikani.

71-vjeçari iu nënshtrua një operacioni 90-minutësh të martën në spitalin “Gemelli” në Romë dhe më pas u diagnostikua me adenokarcinomë të mushkërive, raporton televizioni BBC.

“Pas operacionit, papa u zgjua normalisht dhe u rikthye në dhomën e tij në katin e dhjetë pas një periudhë të shkurtër vëzhgimi” – tha Vatikani në një deklaratë.

Reklamë

Më herët, shumë njerëz u mblodhën afër spitalit për ta përshëndetur papën. Disa prej tyre pritën disa orë.

Të dielën, papa e njoftoi botën vetë për operacionin që do t’i nënshtrohej, duke folur nga ballkoni në Sheshin e Shën Pjetrit.