×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan: Mund të pranojmë që Finlanda t’i bashkohet NATO-s, Suedia do të shokohet

    Reporteri
    30 Janar 2023 | 8:35

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar të dielën për herë të parë se Ankaraja mund të pranojë hyrjen e Finlandës në NATO-s, por pa fqinjin e saj Suedinë.

    Komentet e Erdoganit vijnë disa ditë pasi që Ankaraja ndërpreu bisedimet për pranimin e dy vendeve nordike në NATO.

    Ai të dielën bëri një dallim të qartë mes qëndrimeve të Suedisë dhe Finlandës gjatë muajve të fundit, transmeton Telegrafi.

    “Nëse është e nevojshme, mund të japim përgjigje tjetër lidhur me Finlandën. Suedia do të shokohet kur të japim tjetër përgjigje për Finlandën”, shtoi Erdogan.

    Presidenti turk ritheksoi kërkesën e tij që Suedia t’ia dorëzojë të dyshuarit, që Ankaraja i kërkon prej kohësh.

    “Nëse dëshironi të hyni në NATO, na i dorëzoni terroristët”, shtoi presidenti turk.

    Vendimi i tij mund të shuaj shpresat e NATO-s për zgjerimin e bllokut, në samitin e planifikuar të mbahet në korrik në kryeqytetin e Lituanisë.

    Finlanda dhe Suedia kanë hequr dorë nga neutraliteti ushtarak pas shumë dekadash, duke aplikuar për t’iu bashkuar Aleancës Veri-Atlantike, si kundërpërgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

    Turqia dhe Hungaria janë vendet e vetmet, që nuk kanë arritur të ratifikojnë kandidaturën e dy vendeve me votim në parlament.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!