×
  • Lajme
  • Botë

    Parashikim i frikshëm: Nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore, 34 milionë të vrarë për 5 orë

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 13:51

    Studiues nga universitet i Princton, në bashkëpunim me Programin për Shkencë dhe Siguri Botërore kanë realizuar një simulim të frikshëm, duke parashikuar se si një sulm bërthamor nga Rusia mund të çojë në një luftë bërthamore. Ajo është prezantuar për herë të parë në vitin 2017, ndërsa është risjellë sërish së fundmi për shkak të situatës tejet të tensionuar.

    Sipas këtij parashikimi, në vetëm 5 orë do të humbnin jetën të paktën 34 milionë persona. “Plani A” është emëruar videoja rreth 4 minuta, e cila ka si qëllim të nënvizojë pasojat katastrofike të mundshme që do të sillte një konflikt mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s.

    Modeli, i bazuar mbi të dhënat zyrtare mbi vendndodhjen e armëve bërthamore, objektivat, parashikon miliona viktima vetëm në orët e para të një konflikti të tillë bërthamor. Mbi 55 milionë njerëz të tjerë do të plagoseshin, pa përllogaritur këtu dhe ata që do të vdesin nga rrezatimi.

    Simulimi mund të duket në vetvete si shumë shqetësues, por mund të përdoret nga qeveritë e vendeve të ndryshme për të hartuar plane dhe për të informuar publikun se si mund t’i mbijetojë një sulmi.

    Sulmi nis brenda kontekstit të armëve konvencionale, çka do të thotë një konflikt jobërthamor. Sipas tij, Rusia lëshon një raketë paralajmëruese nga baza pranë Kaliningradit në drejtim të Detit të Zi për të ndalur avancimin e NATO-s, e cila më pas hakmerret me një sulm ajror taktik.

    Më pas, Rusia dërgon 300 koka shpërthyese drejt bazave të NATO-s dhe trupave që avancojnë në Europë përmes avionëve apo raketave me rreze të shkurtër veprimi.

    Aleanca e Atlantikut verior më pas do të kundërpërgjigjet me 180 bomba bërthamore të lëshuara nga avionët.

    Në këtë moment, viktimat vlerësohen të jenë mbi 2.6 milionë, ndërkohë që në një periudhë prej 3 orësh pjesa më e madhe e Europës do të jetë e shkatërruar.

    Për shkak të kësaj, NATO do të reagojë përmes SHBA-së dhe flotës së nëndetëseve duke nisur 600 koka me mbushje bërthamore në një sulm nuklear strategjik.

    Rusia, nga ana tjetër, për të mos lejuar që arsenali i saj të shkatërrohet do të lëshojë të gjitha raketat që ka në dispozicion nga nëndetëset, bazat ushtarake, madje dhe armët bërthamore të lëvizshme. Modeli parashikon të paktën 3.5 milionë viktima në këtë fazë të luftës që do të zgjaste 45 minuta.

    Në fazën finale të konfliktit të dyja palët do të vinin në shënjestër 30 qytetet më të populluara të njëra-tjetrës për të lëshuar drejt tyre nga 5 deri në 10 raketa bërthamore, për të mos lejuar në këtë mënyrë një rimëkëmbje të mundshme nga kjo luftë.

    Një lëvizje e tillë do të nënkuptonte dhe 85 milionë viktima e të lënduar në një hapësirë kohore 45-minutëshe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!