×
  • Lajme
  • Botë

    Pas shpërthimit në Poloni, Gjermania ofron ndihmë në patrullim ajror

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 18:54

    Pas shpërthimit në Poloni, Gjermania i ofroi vendit fqinj mbështetje “të menjëhershme” për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore.

    Siç bëri të ditur të mërkurën, 16.11. ’22, në Berlin, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, Christian Thiels, Gjermania i ka ofruar Polonisë ndihmë në vëzhgimin e hapësirës ajrore.

    “Kjo mund të fillojë qysh nesër, nëse e dëshiron Polonia”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të mërkurën në Berlin në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë federale. Ndihma synon të forcojë patrullimin ajror me avionë gjermanë Eurofighter: “Avionët nuk duhet të zhvendosen në Poloni për këtë. Patrullat mund të kryhen nga bazat e forcave ajrore gjermane”, tha zëdhënësi i ministrisë.

    Flota Ajrore e Gjermanisë edhe më parë ka bërë një gjë të tillë, konkretisht deri në korrik të këtij viti: “Pra, është e provuar”, tha zëdhënësi.

    Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht (SPD), do të bisedojë gjatë ditës me homologun e saj polak. Sipas zëdhënësit, ende nuk është e qartë se sa Eurofighter gjermanë do të përfshihen në aksion. Kjo duhet të diskutohet me palën polake. Patrullimi bëhet gjithmonë me dy avionë në hapësira të caktuara ajrore, tha zëdhënësi./DW

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!