×
  • Lajme
  • Botë / Lufta hibride

    Plani i Rusisë për ta vrarë shefin e kompanisë gjermane të armëve

    Reporteri
    12 Korrik 2024 | 18:57

    Figurat politike të Gjermanisë kanë reaguar ashpër ndaj raportit se Rusia po planifikonte vrasjen e shefit të kompanisë më të madhe gjermane për prodhimin e armëve “Rheinmetall”, Armin Papperger, shkruan BBC.

    CNN-i ka raportuar se zyrtarët amerikanë i kanë paralajmëruar homologët e tyre gjermanë në Berlin në fillim të këtij viti për planin rus dhe siguria përreth tij ishte përforcuar.

    Ministria gjermane e Punëve të Brendshme nuk ka komentuar, por ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock ka konfirmuar detajet.

    “Me rastin e raportimeve të fundit për Rheinmetall, kjo është ajë që kemi komunikuar më qartësisht në muajt e fundit”, ka thënë ajo para gazetarëve gjatë samitit të NATO-s në Washington. “Rusia e ka nisur luftën hibride të agresionit”.

    Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka mohuar të gjitha akuzat. “Është prezantuar në stilin e një tjetër lajmi të fabrikuar, këso lajme nuk duhen merren seriozisht”.

    Kompania gjermane për prodhimin e armëve nuk ka komentuar rastin për shkaqe sigurie, por Papperger tani është figura më e mbrojtur në ekonominë e Gjermanisë. Ai i ka thënë revistës së njohur “Financial Times” se autoritetet gjermane “kanë vendosur siguri goxha të madhe përreth meje”.

    Kompania është një prej prodhueseve më të mëdha të armëve në botë dhe ka qenë kyçe në furnizimin e Ukrainës me armë, automjete të blinduara dhe pajisje të tjera ushtarake, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Rheinmetall” së fundmi ka hapur një fabrikë për riparimin e tankeve në perëndim të Ukrainës. Në muajin e kaluar, nënshkroi marrëveshjen me Ukrainën për zgjerimin e bashkëpunimit për vitet e ardhshme, përfshirë prodhimin e përbashkët të predhave të artilerisë.

    Papperger ka thënë se kompania e tij dëshiron që automjetet Lynx të nisin të prodhohen në Ukrainë.

    Në fillim të javës, një zyrtar i lartë i NATO-s i ka thënë BBC-së se Rusia “është përfshirë në operacione të fshehta agresive nëpër Evropë – përfshirë kabotazhin, djegiet dhe atentatet – me qëllim që të dobësohet përkrahja publike për Ukrainën”./Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!