×
  • Lajme
  • Botë

    Po kërkohej një vrasës, një qytetar vritet gabimisht nga polici në Francë

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 19:54

    Një person u vra ditën e sotme gabimisht nga policia në qytetin e Nisës në Francë.

    Mediat shkruajnë se forcat e rendit ishin pas një personi të akuzuar për një vrasje të kryer në 24 dhjetor 2021 në Las Planas të Spanjës. Një person u qëllua me armë zjarri nga një oficer policie teksa po ndiqte një individ tjetër. Policia bllokoi lëvizjen e automjeteve dhe u vu pas personit të shpallur në kërkim.

    Prokurori Publik Xavier Bonhmomme bëri me dije se e ka dërguar çështjen te Inspektori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare për ta hetuar si vrasje e vullnetshme. Ai tha se oficeri që kreu vrasjen është shoqëruar nga kolegët, si dhe janë arrestuar disa persona të tjerë.

    “Një qytetar i plagosur u shpall i vdekur në orën 12:30. Ia kam kaluar çështjen Inspektorit të Përgjithshëm të Policisë Kombëtare për ta hetuar ngjarjen si vrasje e vullnetshme. Oficeri i policisë është arrestuar. Nuk është gjetur asnjë armë në trupin e viktimës. Disa persona janë arrestuar në këtë operacion. I kërkuari është shpallur në kërkim”, deklaroi prokurori publik Xavier Bonhomme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!