×
  • Lajme
  • Botë

    Polonia fortifikon qytetet ndërsa përmbytjet vdekjeprurëse godasin Evropën Qendrore

    Reporteri
    17 Shtator 2024 | 10:53

    Vullnetarët në qytetin polak të Nysas fortifikuan muret e përmbytjeve për të frenuar lumenjtë e fryrë të martën pas shiut të dendur dhe vërshimeve në mbarë Evropën Qendrore që lanë të paktën 18 të vdekur.

    Zonat kufitare çeko-polake janë ndër zonat më të goditura që nga fundjava, pasi lumenjtë e mbushur me mbeturina rrënuan disa qytete, duke u shembur ose dëmtuar ura dhe duke shkatërruar shtëpi.

    Polonia ka shpallur një gjendje fatkeqësie në zonë.

    Gjatë natës, vullnetarët ndihmuan punonjësit e shpëtimit të ngrinin thasë me rërë për të ndërtuar pendën e thyer rreth Nysas, një qytet me 40 mijë banorë në Poloninë jugore.

    Shefi kombëtar i zjarrfikësve Mariusz Feltynowski tha të martën në takimet me kryeministrin Donald Tusk në qytetin e Wroclawit se penda Nysa ishte vulosur, me helikopterët ushtarakë që iu bashkuan operacionit për hedhjen e thasëve me rërë.

    Wroclawi historik, me 600 mijë banorë, po përgatitej për kulmin e ujit përgjatë lumit Odra (Oder). Kopshti zoologjik i tij bëri thirrje për vullnetarë për të ndihmuar në paketimin e thasëve me rërë për të mbrojtur tokat, megjithëse kafshët mbaheshin të sigurta nga zonat e përmbytjeve.

    Autoritetet polake kanë mbushur 75% të një rezervuari gjigant pranë kufirit çek, që synon uljen e nivelit të ujit dhe parandalimin e mbivendosjes së valëve të përmbytjeve në Odra dhe Nysa, gjë që ndodhi në përmbytjet masive në 1997 që goditën Wroclawin.

    Përmbytjet kanë vrarë shtatë persona në Rumani, ku ujërat janë ulur që nga fundjava, plus katër në Poloni, katër në Austri dhe tre në Republikën Çeke, raporton Reuters

    Kryeministri çek Petr Fiala tha se më shumë se 13,000 njerëz ishin evakuuar.

    Dhjetëra mijëra familje çeke dhe polake ishin ende pa energji elektrike.

    Në qytetin verilindor çek të Ostravës, një pengesë e thyer në Odra në bashkimin e saj me lumin Opava shkaktoi përmbytje të hënën në zonën industriale të qytetit duke përfshirë fabrikën kimike BorsodChem, fabrikën e koksit OKK Koksovny dhe të tjera.

    Në Hungari, në qytetet historike të Vishegradit dhe Szentendres, në veri të Budapestit, autoritetet kanë vendosur diga të lëvizshme duke u përgatitur për përmbytjet e Danubit.

    Budapesti po përgatitet për kulmin e ujërave afër niveleve rekorde dhe ka mbyllur ishullin Margaret, një zonë rekreative me hotele dhe restorante, ku njerëzit kanë grumbulluar dhjetëra mijëra thasë me rërë për ta mbrojtur atë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!