×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti kroat kritikon Perëndimit për dërgimin e tankeve në Ukrainë: Çmenduri

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 13:38

    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka kritikuar lëvizjet e aleatëve të NATO-s për t’i ofruar tanke Ukrainës.

    Këtë, Milanoviq e quajti si të çmendur, pasi tha ai është kundër dërgesave të tankeve për Ukrainën, pasi sipas tij, kjo e zgjat luftën.

    “Cili është qëllimi? Shpërbërja e Rusisë, ndryshimi i qeverisë? Flitet gjithashtu për copëtimin e Rusisë. Kjo është çmenduri”, tha Milanoviq, shkruan CNN, përcjell Reporteri.net.

    Udhëheqësi i vendit më të ri si anëtar i Bashkimit Evropian, ka kritikuar vazhdimit përfshirjen e Perëndimit në luftën në Ukrainë, teksa javën që shkoi tha se “Rusia po pastron hesapet me amerikanët nërpërmjet Ukrainës”.

    Komentet e tij erdhën pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë, javën e kaluar thanë se do të dërgonin tanke moderne në Ukrainë, duke lëshuar mjete të reja të fuqishme në përpjekjet e Kievit për të rimarrë territorin e kapur nga Moska.

    Kujtojmë se dje presidenti kroat ndër të tjera tha se “Kosova i është aneksuar Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar. U mor nga Serbia. Kosova iu mor Serbisë. A e njohëm Kosovën? Po. Unë qëndroj prapa Kosovës. Kur është bërë një herë, pa dëshirën e shtetit që i takon Kosova, pra Serbisë apo Jugosllavia, e cila nuk ishte miqësore për ne e nuk shqetësoheshim për ta, ishte vetëm çështje kohe kur rusët apo të tretët do ta bënin këtë dhe e bënë. Nuk ishte aneksim, ishte kapje. Një pjesë e territorit që është nxjerrë nga Serbia. Si quhet? Nxjerrje. Nuk vë kjo në dyshim çështjen e Kosovës, por konceptin e tërë në të cilin dikush mendon se ka të drejtë për gjithçka kur i përshtatet, e kur dikush tjetër bën, atëherë është krim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!