×
  • Lajme
  • Botë

    Putin mbikëqyr personalisht stërvitjen e forcave bërthamore ruse

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 16:23

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mbikëqyri stërvitjen e forcave bërthamore ruse të kryer kundër një sulmi të mundshëm bërthamor ndaj vendit të tij.

    Sipas një deklarate të Kremlinit, Putin drejtoi personalisht trajnimin e forcave të parandalimit strategjik tokësor, detar dhe të aviacionit, gjatë të cilit u ushtruan lëshime praktike të raketave balistike dhe kryqëzuese.

    Në mesin e raketave të lançuara ishin raketa balistike ndërkontinentale “Yars” si dhe raketa balistike “Sineva”.

    Në stërvitje mori pjesë edhe bartësi i raketave strategjike me rreze të gjatë Tu-95MS, i cili lëshoi ajrore kryqëzyese.

    Putin kontrolloi nivelin e gatishmërisë së organeve të administratës ushtarake dhe aftësitë e stafit drejtues dhe operacional në organizimin dhe menaxhimin e trupave.

    “Detyrat e vendosura për stërvitjen e forcave të parandalimit strategjik janë kryer plotësisht, të gjitha raketat kanë arritur objektivat e tyre, duke konfirmuar karakteristikat e specifikuara”, thuhet në deklaratë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!