×
  • Lajme
  • Botë

    Putini nënshkruan ligjin e radhës: Të huajt që luftojnë për Rusinë mund të marrin nënshtetësi ruse

    Reporteri
    24 Shtator 2022 | 20:13

    Në fillim të kësaj jave presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj të ri sipas të cilit ushtarët rusë që refuzojnë të luftojnë ose nuk i binden urdhrave tani do të përballen me dhjetë vjet burg.

    Një tjetër ligj i nënshkruar nga presidenti sot do t’u japë të huajve që luftojnë për ushtrinë ruse akses më të lehtë në shtetësinë ruse, raporton CNN.

    Qytetarët e huaj që nënshkruajnë një kontratë ushtarake prej të paktën një viti do të mund të aplikojnë për shtetësi pa kërkesat e zakonshme për të qenë zyrtarisht rezident në vend për pesë vjet.

    Kjo lëvizje vjen pas kërkesës së presidentit rus për mobilizim të pjesshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!