×
  • Lajme
  • Botë

    Qeveria gjermane miraton uljen e çmimeve të gazit dhe energjisë

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 8:35

    Qeveria gjermane ka miratuar uljet e planifikuara të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike sipas një procedure të përshpejtuar, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar rritjen e faturave të energjisë për familjet dhe bizneset.

    Zëdhënësi i qeverisë gjermane tha më herët se qeveria gjermane ka besim se këto masa do të miratohen në të dyja dhomat e parlamentit në fillim të dhjetorit, raportoi Reuters.

    Scholz e bëri të ditur këtë gjatë vizitës së kryeministres franceze Elizabeth Bourne në Berlin, gjatë së cilës të dy vendet nënshkruan një deklaratë të përbashkët për forcimin e përkushtimit ndaj solidaritetit energjetik.

    “Ne duhet të shkojmë më tej dhe të kufizojmë rritjen e çmimeve të gazit dhe të zbatojmë një reformë strukturore të tregut të energjisë elektrike në mënyrë që t’u mundësojmë konsumatorëve të paguajnë përgjithmonë çmime që janë në përputhje me kostot e prodhimit,” tha Born./Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!