×
  • Lajme
  • Botë

    Rrëfimi tronditës i shokut të burrit që vrau bashkëshorten në Greqi: Ka pasur lidhje të fshehtë me një grua tjetër

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 8:34

    Shoku i burrit që vrau gruan në sy të fëmijës në Glyka Nera Athinë, (11 maj) ka thyer heshtjen, duke folur për emisionin investigativ grek “Dritë në Tunel” në televizionin MEGA.


    Miku i vrasësit zbuloi fakte të panjohura deri më tani për vrasjen tragjike të Caroline nga burri i saj.

    “Ne dimë se ai kishte një lidhje me një grua tjetër. Kisha parë disa gjëra që nuk më pëlqenin tek Babis , si kjo me të dashurën e tij të fshehtë. Ai dilte me të dhe thoshte ‘ dal me një grua të martuar dhe jam i dashuruar me të ”, tha dëshmitari.

    Më pas ai foli për martesën e mikut të tij me Caroline, por edhe për fundin tragjik të saj.

    “Gjithçka që i ndodhi Caroline ishte krejt papritur. U shtangëm të gjithë. Ai u martua me të në Portugali. Askush nuk dinte asgjë. Pyes veten nëse ai nuk donte të linte shumë hapësirë ​​për shkak të gruas tjetër dhe bënte gjithçka fshehurazi. Ajo tjetra u befasua sepse e mësoi lajmin nga mediet sociale” shtoi ai. Babisi është një fëmijë i papjekur, joserioz, kaq”, shtoi ai.

    Krimi brutal tronditi jo vetëm Greqinë por mbarë botën. Lajmi për vrasjen e 20-vjeçares Caroline zuri vendin e parë në faqete gazetave kryesore në të gjithë botë.

    Burri vrasës po vuan dënimin në burgu, ndërsa e bija e çiftit Lydia 1-vjeçare ndodhet nën kujdestarinë e prindërve të Caroline.

    Pak kohë më parë, Babis ka deklaruar nëpërmjet avokatit të tij se gjëja e vetme që i intereson është lumturia e së bijës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!