×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia mesazh SHBA-ve: Ne do të përgjigjemi nëse Ukraina përfshihet në lojërat tuaja gjeopolitike

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 18:18

    Klima mes Uashingtonit dhe Moskës mbetet e tensionuar. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i tha sot homologut të tij amerikan, Anthony Blinken se Moska do të përgjigjet nëse Ukraina përfshihet në ndonjë ”lojë gjeopolitike ” të SHBA-së.

    Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar Ministrinë e Jashtme ruse.

    Gjatë bisedimeve, “u theksua se mosnjohja e shqetësimeve legjitime të Rusisë, përfshirja e Ukrainës në lojërat gjeopolitike të SHBA-së në sfondin e zhvillimit të forcave të NATO-s në afërsi të kufijve tanë, do të ketë pasojat më të rënda dhe do të na detyrojnë të përgjigjemi me përgjegjësi për të rivendosur ekuilibrin ushtarak dhe strategjik” , thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse.

    Lavrov i tha Blinken në bisedimet në Stokholm se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bien dakord për garancitë afatgjata të sigurisë, tha ministria e jashtme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!