×
  • Lajme
  • Botë

    ShBA aprovon projektin kontraversial “Willow”, ja çka duhet të dini rreth tij

    Reporteri
    20 Mars 2023 | 22:43

    Më 13 mars, Administrata e Presidentit amerikan, Joe Biden, ka aprovuar projektin kontraversial “Willow” në Alaskë.

    Ky projekt masiv i Conoco Phillips në Alaskën Veriore ka kaluar në procesin e aprovimit për disa muaj, kështu duke nxitur aktivitet online kundër tij duke përfshirë më shumë se 1 milionë letra të shkruara drejtuar Shtëpisë së Bardhë, si shenjë proteste ndaj projektit si dhe një peticion me 3 milionë nënshkrime, raporton CNN, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Ja çka duhet të dini për këtë projekt.

    Çka është Projekti “Willow”?

    Ky projekt i Cocono Philips është një sipërmarrje masive dhe e gjatë për shpimin e naftës në shpatin verior të Alaskës në Rezervën Kombëtare të Naftës, e cila është në pronësi të qeverisë federale.

    Hapësira në të cilën është planifikuar të realizohet projektimban 600 milionë barela të vajit. Ai vaj do të marrë vite për të arritur marketin sepse projekti ka ende kohë për tu konstruktuar.

    Kush dhe kur e nisi Projektin “Willow”?

    Conoco Phillips është një kompani e energjisë e bazuar në Huston, e cila ka qenë duke eksploruar dhe shpuar tokën në Alaska për vite. Kompania është e vetmja e cila tani është duke bërë shpime për vaj në Rezervën Kombëtare të Naftës së  Alaskës, edhe pse janë dy projekte më të vogla se sa që do të jetë ky tani.

    “Willow” është propozuar nga Conoco Phillips dhe fillimisht është aprovuar nga administrata Trump në vitin 2020. Conoco Phillips fillimisht ishte aprovuar të ndërtojë 5 jastëk shpimi (Një jastëk shpimi është një vend ku strehohen kokat e puseve për një numër pusesh të shpuara horizontalisht) ndërsa është reduktuar më pas në tre nga administrata Biden. Tri jastëqe do të lejojnë që kompania të shpojë rreth 90% të naftës që e synojnë.

    Administrata Biden i kishte duart e lidhura sepse kompania ka pasur qira valide në atë hapsirë kanë thënë dy burime të qeverisë i thanë CNN. Ata përcaktuan se ligjërisht, gjykatat nuk do t’i kishin lejuar ata të refuzonin plotësisht ose të reduktonin në mënyrë drastike projektin, thanë burimet. Nëse ata do t’i kishin ndjekur këto opsione, ata mund të ishin përballur me gjoba të mëdha përveç veprimeve ligjore nga Conoco Phillips.

    Kur do të fillojë ky projekt?

    Tani që administrata Biden i ka dhënë dritën e gjelbër konstruktimet për projektin mund të fillojnë. Megjithatë është e paqartë çfarë do të ndodhë saktësisht dhe kur do të ndodhë, për shkak të sfidave ligjore në pjesën më të madhe për shkak të sfidave ligjore.

    “Earthjustice” një grup i avokatëve të ambientit, është duke u pritur që të fillojnë një ankesë kundër projektit dhe me shumë gjasa do të kërkojnë një vendim gjyqësor që të provojnë ta bllokojnë projektin për të ecur përpara.

    Grupet e ambientit dhe Conoco Phillips janë secili në garë kundër orës.  Konstruktimet në këtë projekt mund të bëhen vetëm gjatë dimrit sepse nevojiten rrugët e ngrira që të ndërtohet pjesa e mbetur e infrastrukturës së projektit duke përfshirë edhe qindra milje të rrugës dhe tubacionesh dhe një objekt përpunimi. Varësisht nga moti, dimri i Alaskës mund të përfundojë rreth muajit Prill.

    Nëse grupet e ambientit e sigurojnë një vendim gjyqësor, atëherë do ta ndalojë ose do ta shtyejë projektin për të paktën një vit. Dhe përderisa projekti ka nevojë të jetë i konstruktuar para se nafta të prodhohet, mund të marrë vite që vaji të nxirret dhe të dalë në treg.

    Cilat do të jenë argumentet legale kundër “Willow”?

    Ky projekt do të përballet pothuajse me siguri me një sfidë ligjore. Earthjustice i ka thënë CNN qe është duke përgatitur një ankesë dhe tashmë ka filluar të parashtrojë arsyetimin e tyre ligjor, duke thënë se autoriteti i administratës Biden për të mbrojtur burimet sipërfaqësore në tokat publike të Alaskës përfshin marrjen e hapave për të reduktuar ndotjen e karbonit nga ngrohja e planetit – gjë që Willow përfundimisht do t’i shtonte.

    “Ne dhe klientët tanë nuk e shohim të pranueshme versionin e këtij projekti, ne mendojmë që (ndikimi në ambient) analizë është i jashtëligjshëm” ka thënë për CNN, Jeremy Lieb, një avokat i lartë për Earthjustice.

    Kush e mbështet Projektin “Willow”?

    Ligjbërësit e shtetit thonë që projekti do të krijojë vende pune, do të rrisë prodhimin e energjisë së brendshme dhe do të zvogëlojë varësinë e vendit nga nafta e huaj. Të tre ligjvënësit në delegacionin dypartiak të Kongresit të Alaskës u takuan me Presidentin Joe Biden dhe këshilltarët e tij të lartë më 3 mars, duke i kërkuar presidentit dhe administratës së tij që të miratojnë projektin.

    Një koalicion i grupeve vendase të Alaskës po ashtu e mbështesin projektin, duke thënë se është mëse e nevojshme një burim i ri i të ardhurave për rajonin dhe financimi i shërbimeve duke përfshirë arsimin dhe kujdesin shëndetësor.

    “Willow prezanton një mundësi për të vazhduar investimet në komunitet” ka thënë Nagruk Harcharek, president i grupit të avokimit Zëri i Arktikut Iñupiat, tha për CNN.” Pa ato para dhe të ardhura, ne jemi të varur nga shteti dhe federatat.

    Kush e kundërshton projektin “Willow”?

    Të tjerë banorë të Alaskës që jetojnë më afër projektit të planifikuar, duke përfshirë zyrtarët e qytetit dhe anëtarët e fisit në fshatin vendas të Nuiqsut, janë thellësisht të shqetësuar për ndikimet shëndetësore dhe mjedisore të një zhvillimi të madh nafte.

    Në një letër personale të kohëve të fundit drejtuar Sekretarit të Brendshëm Deb Haaland, kryebashkiaku i Nuiqsut Rosemary Ahtuangaruak dhe dy zyrtarë të tjerë të qytetit dhe fiseve të Nuiqsut thanë se fshati do të mbante peshën kryesore të ndikimeve shëndetësore dhe mjedisore nga “Willow”. Tjetër “ fshatrat do të marrin benefit ““Fshatrat e tjerë marrin disa përfitime financiare nga aktiviteti i naftës dhe gazit, por përjetojnë shumë më pak ndikime se Nuiqsut”, thuhet në letër. “Ne jemi në pikën zero për industrializimin e Arktikut.”

    Përveq kësaj, një rritje e aktivizmit online rreth projektit “Willow” është shfaqur në Tik Tok duke rezultuar në dërgimin e një milion letrave të dërguara te administrata e Biden kundër projektit dhe rreth 2.8 milion nënshkrimesh në peticionin Change.org për ta ndaluar projektin.

    A do të jetë “Willow” i keq për krizën klimatike?

    Sipas vlerësimeve të vetë administratës, projekti do të gjeneronte mjaftueshëm naftë për të çliruar 9.2 milionë tonë metrikë të ndotjes së karbonit që ngroh planetin në vit – ekuivalente me shtimin e 2 milionë makinave me gaz në rrugë.

    “Ky është një kërcënim i madh klimatik dhe në kundërshtim me premtimet e kësaj administrate për të përballuar krizën klimatike.” tha për CNN Jeremy Lieb, avokati i lartë i EarthJustice. Përveç shqetësimeve për ngrohjen e shpejtë të Arktikut, grupet janë të shqetësuara po ashtu edhe që projekti mund të shkatërrojë vendbanimin për speciet vendase dhe të ndryshojë modelet e migrimit të kafshëve duke përfshirë karibu.

    Mbrojtësit e projektit, duke përfshirë ligjvënësit e Alaskës, zotohen se projekti do të prodhojë lëndë djegëse fosile në një mënyrë më të pastër sesa ta marrë atë nga vendet e tjera, duke përfshirë Arabinë Saudite apo Venezuelën.

    “Pse nuk po hyjmë  [naftën] nga një burim ku e dimë se historia jonë mjedisore është e parëndësishme?” tha Senatorja republikane Lisa Murkowski e Alaskës, gjatë një konference të fundit për shtyp.

    Duke e aprovuar Projektin “Willow”, a e ka thyer një premtim të fushatës që Biden e ka bërë?

    Po. Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2020, Biden u betua se do të ndalojë shpuarje të reja për naftë dhe gaz në toka publike dhe ujëra-të cilën ai e kreu fillimisht si pjesë të një urdhri të hershëm ekzekutiv.

    Megjithatë, pauza e shpimit u ndërpre nga një gjykatës federal në vitin 2021, dhe që atëherë administrata e Biden ka hapur disa zona për shpime të reja. Disa nga këto zona të reja shpimi të naftës dhe gazit janë sfiduar në gjykatë nga grupet mjedisore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!