×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA nuk do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16, thotë Joe Biden

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 13:08

    Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se SHBA nuk do t’i furnizonte Ukrainës avionë luftarakë F-16, në një shkëmbim të shkurtër me gazetarët gjatë natës, një pengesë e rëndësishme dhe potencialisht përfundimtare në fushatën e Kievit për të marrë avionët e shpejtë që kishin marrë vrull me shpejtësi.

    I pyetur në Shtëpinë e Bardhë nëse vendi i tij do të siguronte F-16, presidenti Biden, u përgjigj thjesht “jo”, disa ditë pasi zyrtarët e sigurisë kombëtare kishin thënë se Uashingtoni do ta diskutonte çështjen “me shumë kujdes” me aleatët, shkruan The Guardian.

    John Kirby, koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA për komunikimet strategjike, më vonë mbrojti vendimin, duke theksuar ndihmën tjetër ushtarake që SHBA ka dërguar që nga fillimi i luftës, e cila ka një vlerë totale prej 27.1 miliardë dollarë./KlanKosova

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!