Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dënoi të hënën sulmet e grupit Huthi të Jemenit ndaj infrastrukturës civile dhe aeroporteve në Arabinë Saudite, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve ndërkufitare.

“Sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe duhet të ndalen”, u tha gazetarëve Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Dujarric tha se Guterres “dënon fuqishëm” sulmet e vazhdueshme, duke përmendur sulmet ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në kryeqytetin Riad, ku u vranë 12 civilë dhe u plagosën qindra të tjerë, raportojnë mediat e huaja.

Reklamë

Kreu i OKB-së shprehu gjithashtu shqetësim të thellë për përshkallëzimin më të gjerë ushtarak brenda Jemenit, duke u bërë thirrje të gjitha palëve ndërluftuese të tregojnë përmbajtje.

Dujarric shtoi se kreu i OKB-së u kërkon të gjitha palëve të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të mbrojnë popullsinë dhe infrastrukturën civile.