×
  • Lajme
  • Botë

    Shënohet një vjetori i çlirimit të parë të Ukrainës, nderohen dëshmorët e rënë

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 22:30
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

    Në Moshchun të Ukrainës u përkujtuan të martën ushtarët që humbën jetën duke luftuar në mbrojte të vendit të tyre.

    Ata u përkujtuan dhe u nderuan nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kjo betejë, sipas presidentit ukrainas, ishte pikë kyçe për kthimin e vendeve të pushtuara nga Rusia. Kurse ata që arritën të shpëtojnë në këtë luftë u dekoruan.

    “21 marsi është një ditë e rëndësishme e cila na dha besim, na dha forcë të gjithëve, është dita kur filluam të çlironim tokat tona ukrainase, filluam të dëbonim pushtuesit nga Ukraina. 1 vit më parë nuk kishim sisteme, nuk kishim tanke, por, kishim vetëm armë”, tha Zelensky.

    E për të dal nga ky konflikt që nisi 1 vjet e një muaj më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, bëri me dije, se i takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme për ta zgjidhur në mënyrë paqësore ketë çështje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!