×
  • Lajme
  • Botë

    Studentja britanike mbeti e ‘paralizuar’ në shkallët e shtëpisë, pasi i kishin vendosur diçka në pije në një klube nate

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 14:24

    Një studente universiteti u filmua e ‘paralizuar’ në shkallët e shtëpisë pasi i kishin vendosur diçka në pije në një klub nate.

    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet shokuese tregojnë 20-vjeçaren, Ilana El-Baz, e cila po ballafaqohej me vështirësi për të folur ose për të lëvizur pasi u kthye në shtëpi nga një natë jashtë në Bristol rreth tre javë më parë.

    Studentja thotë se nuk e kishte idenë se në çfarë gjendje ishte derisa partner i saj i tregoi pamjet e syve të saj që i rrotullonte dhe kokën e saj të vendosur mbi shkallë.

    Videoja u publikua në mes të një vale alarmante të injektimeve në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë raste edhe për “shpime” me gjilpërë.

    Disa gra thonë se janë injektuar me gjilpëra në klubet e natës dhe pas kësaj janë zgjuar të nesërmen po ndonjë memorie të mëtutjeshme.

    Policia në Nottinghamshire, West Yorkshire dhe Skoci kanë marrë të gjitha raporte për injeksione dhe po hetojnë incidentet.

    Policia e Nottinghamshire ka pranuar 32 raporte për pijet e njerëzve që janë injektuar me diçka që nga 4 shtatori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!