×
  • Lajme
  • Botë

    Të paktën 35 të vdekur dhe 230 të lënduar nga stuhitë dhe shiu i rrëmbyeshëm në Afganistan

    Reporteri
    15 Korrik 2024 | 20:44

    Të paktën 35 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 230 të tjerë janë plagosur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive që janë regjistruar në provincën lindore Nangarhar në Afganistan, kanë bërë të ditur autoritetet.

    Më herët gjatë ditës, pesë persona tjerë kanë vdekur nga shkaqet e njëjta në provincën Kunar.

    Sipas autoriteteve, shifra e viktimave në Nargarhar pritet të rritet.

    Ato kanë thënë se presin të regjistrojnë shumë dëme dhe shkëputje të linjave të komunikimit.

    Departamenti afgan i Meteorologjisë ka thënë se pret që shi i rrëmbyeshëm dhe përmbytje të ketë në 12 provinca afgane./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!