×
  • Lajme
  • Botë

    Të paktën 59 persona të vrarë nga një sulm me bombë në një xhami në Pakistan

    Reporteri
    30 Janar 2023 | 19:03

    Të paktën 59 persona janë vrarë në një xhami në Peshavar të Pakistanit.

    Sipas BBC-së, bomba kishte synim policët që falëshin në xhami, ndërsa në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministrit pakistanez, Shehbaz Sharif, i cili tha se “terroristët duan të krijojnë frikë duke vënë në shënjestër ata që kryejnë detyrën e mbrojtjes së Pakistanit”.

    Përgjegjësinë për sulmin deri më tani s’e ka marrë asnjë grup, ndërsa një zëdhënës i spitalit ka bërë të ditur se 157 persona janë plagosur, shkruan BBC, përcjell Reporteri.net.

    Shefi i policisë së Peshavarit, Muhammad Ijaz Khan, tha për mediat lokale se në atë zonë ndodheshin midis 300 dhe 400 zyrtarë policorë.

    Xhamia është në një nga zonat më të kontrolluara të qytetit, e cila përfshin selinë e policisë dhe zyrat e inteligjencës dhe kundër terrorizmit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!