×
  • Lajme
  • Botë

    Tronditëse: Të rinjtë nxjerrin trupin e shokut nga arkivoli dhe i bëjnë xhiron e fundit me motor

    Reporteri
    04 Dhjetor 2021 | 17:04

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Portoviejo në Ekuador, kur disa të rinj nxorën kufomën e shokut të tyre 21-vjeçar nga arkivoli për t’i bërë xhiron e fundit me motor.

    Shokët e viktimës kanë thënë se donin ta nderonin të ndjerin Erick Cedeño Méndez me një xhiro nëpër qytet.

    Autoritetet thanë se kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë ndërsa e cilësoi si një gjest të pakëndshëm.

    Asnjë nga personat që morën trupin nuk është arrestuar nga autoritetet. Cedeno vdiq pasi thuhet se u qëllua nga dy persona ndërsa po shkonte për të marrë pjesë në një funeral.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!