×
  • Lajme
  • Botë

    Të shtëna në Kentucky, tre të vrarë dhe pesë të plagosur

    Reporteri
    02 Korrik 2022 | 10:15

    Tre policë u vranë dhe pesë u plagosën në shtetin amerikan të Kentucky, kur një burrë hapi zjarr ndaj tyre, ndaj të cilit ata u përpoqën të kryenin një urdhër arresti.

    Sulmuesi është 49-vjeçari Lance Stortz, i cili u arrestua në shtëpinë e tij në Allen, Floyd County, pas një përplasjeje disa orëshe me policinë.

    Sipas raportimeve, oficerët shkuan në shtëpinë e Stortz për një raportim për dhunë në familje, kur ai qëlloi me të shtëna të shumta drejt tyre, duke vrarë tre oficerë dhe një qen policie, sipas abcnews.

    Gjatë të shtënave janë plagosur pesë policë, ndërsa identiteti dhe shkalla e plagëve të tyre ende nuk janë bërë të ditura.

    Guvernatori i Kentuckyt, Andy Beshear, shkroi në Twitter se Floyd County kishte pësuar një humbje të tmerrshme.

    “Ky është një mëngjes i vështirë për komunitetin tonë. Këta heronj sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur popullin tonë”, ka shkruar Beshear.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!