Disa zona në rajonin e Galicisë në Spanjën veriore dhe Ishujt Kanarie u përballën me temperatura rekord për muajin prill të premten, teksa vala e të nxehtit afrikan bëri që temperaturat të ishin si të jetë verë. Në këto zona, temperatura ishte mbi 15 gradë më shumë sesa temperaturat normale të Prillit, tha në një postim në X agjencia meteorologjike e vendit.
Më 11 Prill, në aeroportin e Vigo u regjistruan temperatura mbi 30 gradë Celcius, për herë të parë në muajin Prill, ndërsa në aeroportin e Tenerifeve, temperaturat thyen rekordin e mëparshëm me 2.1 gradë Celcius, duke regjistruar temperaturën prej 38.2 gradë Celcius.
Të premten rekordet u thyen po ashtu në qytetet Galiciane të Ourense dhe Leiro, ku termometri shënoi 33.9 dhe 34.9 gradë, respektivisht.
Këto rekorde sipas ekspertëve po ndodhin për shkak se masat e ngrohta të ajrit janë më të forta dhe më të shpeshta, nga sa kanë qenë në dekadat e kaluara. Tremujori i parë i vitit 2024 ka qenë më i nxehti i regjistruar në Spanjë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.