×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmet i frikshëm në ishullin australian, por e ndjejnë vetëm pinguinët

    Reporteri
    19 Maj 2022 | 19:57

    Sot një pjesë e Australisë eshte goditur nga një tërmet nga më të fuqishmit të regjistruar vitet e fundit. Por lajmi nuk ishte në krye të mediave botërore, jo vetëm sepse nuk ka shkaktuar dëme, por për faktin se pothuajse asnjëri nuk e ka dëgjuar.

    Kjo, sepse epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.3 ndodhej në një ishull që ndodhet 2mijë kilometra nga kontinenti australian edhe pse i përket Kanberrës. Bëhet fjalë për ishullin Macquarie, i cili ndodhet pikërisht në mes të Australisë dhe Antarktidës.

    Ishulli është i pabanuar nga njerëzit, edhe pse ndodhet aty një stacion studimor sezonal, ku studiohen banorët e vërtetë të ishullit, mijëra pinguinë që aty gjejnë një ambient ideal t’u shumuar.

    Fillimisht pikërisht këto pinguinë u rrezikuan nga mundësia e një cunami të krijuar si pasojë e lëkundjeve, por më pas ky rrezik u shmang.

    Ishulli ka përjetuar edhe më parë lëkundje sizmike të frikshme, ndër to edhe ai i magnitudës 8.2 në vitin 1989, tërmeti oqeanik më i madh i shekullit të kaluar./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!