×
  • Lajme
  • Botë

    The Guardian: Politika e Millanoviqit, e përafërt me atë të Orbanit e Dodikut

    Reporteri
    30 Janar 2023 | 22:09
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq

    Gazeta britanike The Guardian shkruan se ideologjia politike e presidentit të Kroacisë, Zoran Millanoviq, përkon me atë të kryeministrit të Hugarisë, Viktor Orban dhe liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, e kundër ideologjisë së Bashkimit Evropian.

    Kjo pas një deklarate të presidentit Millanoviq, i cili kritikoi vendet perëndimore që po dërgojnë tanke dhe mjete të tjera ushtarake drejt Ukrainës, për t’u ndihmuar në luftën kundër Rusisë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas Millanoviqit, “është e qartë se Krimea [rajon i aneksuar nga Rusia] s’do të jetë asnjëherë pjesë e Ukrainës”, deklaratë kjo që u kritikua rëndë.

    Ai po ashtu shtoi se duke dërguar çfarëdo mjeti luftarak në Ukrainë, “lufta vetëm sa shkon e zgjatet”.

    Kjo deklaratë e Millanoviqit ishte bazë e përceptimit të prestigjiozes britanike ndaj presidentit kroat.

    “Milanoviç ka mbajtur një qëndrim kundër BE-së që kur u zgjodh si kandidat i majtë dhe liberal në vitin 2019, dhe ai e përafroi politikën e tij me atë të kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe liderit secesionist serb të Bosnjës Milorad Dodik”, shkruan The Guardian, përcjell Reporteri.net.

    Në tekst potencohet edhe fakti se anipse pozita e presidentit të shtetit është më tepër diçka ceremoniale, Millanoviqi, formalisht, portretizohet si komandant suprem i forcave të armatosura.

    “Në muajt e fundit ai ka kundërshtuar hapur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, si dhe trajnimin e trupave ukrainase në Kroaci si pjesë e ndihmës së BE-së për atë vend të rrezikuar”, shkruhet tutje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!