×
  • Lajme
  • Botë

    Trump vazhdon fushatën në prag të Kuvendit Kombëtar Republikan, kë do ta zgjedhë për detyrën e nënpresidentit?

    Reporteri
    12 Korrik 2024 | 19:26

    Ish-Presidenti Donald Trump do të bëjë nesër fushatë në Pensilvani në prag të Kuvendit Kombëtar Republikan që mbahet javën e ardhshme, ku ai pritet të marrë emërimin zyrtar si kandidat për zgjedhjet presidenciale.

    Republikanët e kanë emëruar dy herë Trump si kandidat presidencial.

    Kuvendi do të mbahet nga data 15-18 korrik në Miluoki, në shtetin Viskonsin. Trump pritet të njoftojë aty emrin që ai ka zgjedhur për të mbajtur detyrën e nënpresidentit.

    Kandidatët më të përmendur deri tani janë guvernatori i Dakotës së Veriut Doug Burgum, senatori i Floridës Marco Rubio dhe senatori i Ohajos J.D. Vance.

    Rreth 2400 delegatë duhet të miratojnë platformën e Partisë Republikane, të cilën Trump e ka përkrahur më parë.

    Platforma Republikane rendit 20 objektiva që kanë të bëjne me qëndrimet kryesore të kësaj partie, për çështje si ekonomia, aborti dhe emigracioni./VOA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!