×
  • Lajme
  • Botë / Detaje

    U kap duke bërë “drifta” me BMW-në e tij, arrestohet kosovari në Zvicër

    Reporteri
    15 Korrik 2024 | 20:55

    Një 18 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Zurich, ku e zuri sherri me policinë.

    Ai u vëzhgua nga një patrullë, derisa ishte duke lëvizur me një BMW nëpër vendin e quajtur Stadthausquai me një motor tejet të zhurshëm.

    Kosovari u ndalua dhe iu nënstrua një kontrolli e më pas u lirua. Atij iu dha një vërejtje për t’u larguar nga qyteti i Zurichut. Por, i njëjti pas një ore duke bërë drift në një pistë.

    Policia pas kontrollit të zhvilluar hasën në disa shenja të gomave që besohet se janë shkaktuar nga BMW-ja e 18 vjeçarit nga Kosova.

    Pas verifikimeve të bëra, u vërtetua se ai ishte ndaluar edhe njëherë nga policia. Më pas shoferi i BMW-së nga Kosova u arrestua. Pas procedurave u dërgua në prokurorinë publike.

    Me këtë rast policia e Zurichut, ka lansuar fushatën për ndalimin e shpejtësisë dhe shkeljes së rregullave në trafik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!