Mes viteve 2005 dhe 2022, UNICEF-i ka konstatuar 315 mijë abuzime të rënda ndaj fëmijëve gjatë luftërave dhe konflikteve.
Sipas agjencisë së OKB-së, shkeljet e kryera nga palët ndërluftuese në më shumë se 30 situata në Afrikë, Azi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine përfshijnë 120.000 fëmijë të vrarë ose të gjymtuar (mesatarisht 20 në ditë), të paktën 105.000 të rekrutuar ose të përdorur nga forcat e armatosura apo grupet e armatosura, më shumë se 32.500 të rrëmbyer dhe më shumë se 16.000 viktima të dhunës seksuale.
Kombet e Bashkuara kanë verifikuar gjithashtu mbi 16 mijë sulme në shkolla dhe spitale, dhe mbi 22 mijë raste të aksesit humanitar që u është mohuar fëmijëve.
“Për shkak se këto janë vetëm rastet e konfirmuara – shpjegon Unicef, shifrat reale ka të ngjarë të jenë shumë më të larta.
Përveç kësaj, shumë miliona fëmijë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë ku jetonin, kanë humbur miqtë ose të afërmit ose janë ndarë nga prindërit ose kujdestarët.
“Çdo luftë është në fund të fundit një luftë kundër fëmijëve”, tha Drejtoresha Ekzekutive e Unicef-it, Catherine Russell. /A2CNN