×
  • Lajme
  • Botë

    Ushtria izraelite planifikon të parandalojë dronët para se të arrijnë në qiellin e Izraelit

    Reporteri
    13 Prill 2024 | 23:50

    Ushtria izraelite synon të përpiqet të parandalojë dronët e lëshuar nga Irani para se të arrijnë në qiellin izraelit, citohet të ketë thënë një zyrtar ushtarak.

    Izraeli parashikon që Irani mund të lëshojë valë shtesë të dronëve me kalimin e kohës dhe po monitoron asetet e tjera iraniane për lloje të tjera sulmesh, shtoi zyrtari ushtarak izraelit, raporton CNN.

    Irani ka nisur sulme me dronë drejt Izraelit, ka thënë të shtunën në mbrëmje Forca e Mbrojtjes e Izraelit.

    Tash e disa ditë Irani ka kërcënuar me hakmarrje kundër Izraelit për një sulm në konsullatën iraniane në Siri më 1 prill, në të cilin u vranë shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare, duke përfshirë dy gjeneralë dhe duke shkaktuar frikë se një klimë tashmë e paqëndrueshme në Lindjen e Mesme, me Izraelin dhe Hamasin në Gaza në luftë, shpejt mund të zgjerohet më tej. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!