×
  • Lajme
  • Botë

    Vazhdon rënia e çmimit të naftës

    Reporteri
    16 Gusht 2022 | 9:44

    Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët që pas nisjes së luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

    Ulja e fundit e ka shtyrë naftën bruto brent në një nivel prej 92,78 dollarësh në bursë, vlera më e ulët që përpara se Vladimir Putin të urdhëronte fillimin e pushtimit në Ukrainë.

    Rënia e madhe e çmimit të naftës të këtë të hënë përputhet saktësisht me nivelin më të ulët të mëparshëm pas pushtimit, i cili u arrit më 5 gusht.

    Çmimi i Brent arriti kulmin më 7 mars në 139,13 dollarë, kur nisën shqetësimet për furnizimet nga Rusia.

    Çmimi qëndroi mbi 100 dollarë për shumicën e kohës që atëherë, një nivel i parë rrallë në histori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!