×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes në moshë të re Princi Konstantin i Lihtenshtajnit

    Reporteri
    08 Dhjetor 2023 | 18:26

    Familja mbretërore e Lihtenshtajnit është në zi për vdekjen e papritur të Princit Konstantin, i cili u nda nga jeta në moshën 51-vjeçare. Familja njoftoi vdekjen e tij të mërkurën pa specifikuar shkakun.

    Princi Konstantin i Lihtenshtajnit ishte djali më i vogël i Mbretit Hans-Adam II dhe i shtati në radhën e fronit. Ai la pas gruan e tij Princesha Mari dhe tre fëmijët e tyre, Princi Moritz 20-vjeçar, Princesha Georgina 18-vjeçare dhe Princi Benedikt 15-vjeçar.

    Princi Kostandin lindi në St. Gallen në mars 1972 dhe u diplomua nga Liceu në Lihtenshtajn përpara se të studionte drejtësi në Salzburg. Ai kishte qenë menaxher i përgjithshëm dhe kryetar i bordit të Fondacionit Princi Lihtenshtajn për 11 vjet.

    Sipas mediave të huaja, Grupi i Lihtenshtajnit shpjegoi se kompanitë janë në pronësi të “Fondacionit Princi Lihtenshtajn” dhe organizata lëshoi ​​një deklaratë pas vdekjes së Konstandinit.

    “Vdekja e tij vjen si një tronditje e tmerrshme për të gjithë ata që e njohën dhe Grupi i Lihtenshtajnit është thellësisht i pikëlluar. Mendimet dhe lutjet tona janë me të venë e tij, Princeshën Marie, dhe fëmijët e tyre Moritz, Georgina dhe Benedikt”, thuhet në mesazh.

    Qeveria e Lihtenshtajnit ka lëshuar një deklaratë duke thënë se është thellësisht e pikëlluar për vdekjen e Princit Konstantin.

    “Në konsultim me pallatin, qeveria ka urdhëruar 2 ditë zie kombëtare nga e mërkura 6 dhjetor deri sot e premte, 8 dhjetor 2023. Flamujt do të qëndrojnë në gjysmështizë ose nëse flamujt nuk mund të valëviten të dekorohen me një fjongo zie”, raportohet në faqen X për çështjet mbretërore të Evropës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!