Vizita shtetërore e Vladimir Putinit këtë javë në Kinë ishte shenjë fuqie. Ishte mundësi për presidentin rus që t’i tregonte botës në krah ka një aleat të fuqishëm. Lideri rus cilësohet si pariah pasi urdhëroi pushtimin e Ukrainës. Mirëpo për presidentin e Kinës, Xi Jinping, është partner në misionin e tij për rendin e ri botëror që nuk prihet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC në këtë analizë.
Edhe Jinping e priti mysafirin e tij. Ia shtroi tepihun e kuq, bendi luajti këngët e moçme të Ushtrisë së Kuaqe dhe fëmijët përshëndetnin dy liderët teksa ecnin në Sheshin Tiananmen. Ata u përqafuan shkurt për kamerat, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Mediat shtetërore të Rusisë dhe Kinës u përqendruan fort në miqësinë mes dy liderëve. Por në të vërtetë, nuk ka më miqësi të të barabartëve.
Putini erdhi në Kinë me shpresën që Pekini do të vazhdonte tregtinë me Rusinë e sanksionuar rëndë dhe të izoluar tërësisht. Deklaratat e tij ishin të ëmbla si mjaltë dhe fraza joshëse.
Ka thënë se familja e tij po mësonte gjuhën mandarine – kjo ishte diçka e veçantë sepse ai rrallë flet për fëmijët e tij.
Ai ka deklaruar se me Jinpingun “ishin të afërt si vëllezër” dhe lavdëroi ekonominë e Kinës, duke thënë se “po zhvillohej përtej kufijve me shpejtësi të madhe”. Kjo ka qenë e mirë për veshët e zyrtarëve të Pekinit që janë të shqetësuar për ekonominë e brishtë.
Mirëpo Jinping nuk kishte jehonën e njëjtë të komplimenteve. Ishin të zbehta. Për Putinin ka thënë se “ishte mik dhe fqinj i mirë”. Për Kinën, ceremonia mikpritëse është për të mirën e saj, por ta lavdërosh mysafirin nuk është në stilin e saj.
Izolimi i Rusisë
Lufta në Ukrainë i ka kushtuar. Kjo luftë nuk ka shenja të fundit dhe e ka ndryshuar lidhjen e Rusisë me Kinën. Qe luftë që shfaqi dobësitë e ushtrisë dhe ekonomisë ruse. Xi Jinping e di se është “shefi”.
Lufta e ka izoluar Rusinë. Marrëdhëniet e Kinës me Perëndimin mund të jenë të tensionuara, por Pekini nuk e ka shkëputur veten nga pjesa tjetër e botës si Rusi, as nuk e dëshiron një gjë të tillë.
Teksa në deklaratat publike ka munguar entuziazmi, presidenti kinez e ka përmendur se marrëdhëniet e Kinës janë të rëndësishme.
A ka ftuar Putinin në rezidencën e tij Zhongnanhai. Pak lider e kanë pasur këtë nder. Presidenti amerikan Barack Obama ishte fatlum në vitin 2014 kur marrëdhëniet mes dy shteteve ishin në formën më të mirë.
Mirëpo prapa skenave të këtij uniteti, ka disa kufizime se sa larg mund të shkojë Xi Jinping.
Tek e fundit, interesi i Kinës nuk është interesi i Rusisë. Në nivelin e lart Xi me gjasë do të bashkëpunojë kur i përshtatet – edhe atëherë kur “miku i dashur” dhe aleati ka nevojë për të./Reporteri.net/