×
  • Lajme
  • Botë / VIDEO

    Vërshime të mëdha, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Nju Jork

    Reporteri
    30 Shtator 2023 | 18:44

    Në Nju Jork është shpallur gjendje e jashtëzakonshme të shtunën, pasi stuhitë e fuqishme të shiut kanë sjell vërshime të mëdha.

    Shumë metro, rrugë dhe autostrada janë vërshuar, ndërsa së paku një terminal në Aeroportin LaGuardia u mbyll të premten, para se të rihapej më vonë.

    Rreth 20 centimetra shi ranë në disa pjesë të qytetit, por stuhia u qetësua paksa kah mbrëmja e së premtes.

    “Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën”, tha guvernatorja Kathy Hochul.

    “Po shpall gjendje të jashtëzakonshme në Nju Jork, Ishullin Ling dhe Luginën Hudson, për shkak të shiut ekstrem që jemi duke e parë nëpër rajon”, shkroi ajo në X, rrjetin social të njohur si Twitter më parë.

    Ajo u bëri thirrje njerëzve të ndërmarrin hapa për të qenë të sigurt dhe të mos tentojnë “kurrë të udhëtojnë nëpër rrugët e vërshuara”.

    Nuk është raportuar për të vdekur apo për të lënduar rëndë./rel

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!