×
  • Lajme
  • Botë

    Vizita e presidentit kinez në Rusi, Blinken me akuza të rënda ndaj Kinës: Po ofron mbulesë diplomatike

    Reporteri
    20 Mars 2023 | 22:01
    Antony Blinken, sekretar amerikan i Shtetit

    Me vizitën e Xi Jingpin, Kina po përpiqet të sigurojë “mbulesë diplomatike” për mizoritë ruse në Ukrainë, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

    “Që Presidenti Xi po udhëton për në Rusi disa ditë pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër-arresti për Presidentin Putin, sugjeron që Kina nuk ndjen asnjë përgjegjësi për të mbajtur përgjegjës Kremlinin për mizoritë e kryera në Ukrainë dhe në vend që t’i dënojë ato, ajo më mirë do të ofronte mbulesë diplomatike për Rusinë që të vazhdojë të kryejë pikërisht ato krime”, tha Blinken.

    Kina ia paraqet planin Putinit për fundin e luftës në Ukrainë, rusët të hapur për negocim

    Gjatë një vizite të shumëpritur në Moskë nga presidenti kinez, Xi Jinping, holomogu i tij rus, Vladimir Putin është shprehur se do ta diskutojnë planin 12-pikësh të Xi Jinping për “zgjidhjen e krizës akute në Ukrainë”.

    Ai gjithashtu u shpreh se janë gjithmonë të hapur për të diskutuar dhe negociuar, shkruan BBC.

    “Ne jemi gjithmonë të hapur për një proces negocimi”, është shprehur ndër të tjera Putini.

    Kujtojmë se Kina publikoi një plan për t’i dhënë fund luftës muajin e kaluar, plan ky që përfshin, siç thuhet aty, “ndërprerjen e armiqësive” dhe rifillimin e bisedimeve të paqes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!