×
  • Lajme
  • Botë

    Von Der Leyen në parlamentin ukrainas: Rruga për në BE e gjatë, por ne do të jemi krah jush

    Reporteri
    01 Korrik 2022 | 19:15

    Rruga drejt anëtarësimit të plotë e Ukrainës në BE do të jetë e gjatë por ne do të jemi krah jush. Me këtë mesazh ju drejtua presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Lejen parlamentit të Kievit, gati një javë pasi krerët e bllokut i dhanë statusin kandidat shtetit në luftë. Në një videolive me ligjvënësit e Ukrainës, Von Der Leyen përmendi progresin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit dhe theksoi perspektivën e qartë europiane.

    “Ukraina ka një perspektivë të qartë europiane. Është vend kandidat, diçka që do të ishte e imagjinueshme 5 muaj më parë. Mesazhi im është shumë i thjeshtë: rruga drejt BE do të jetë e gjatë, por Europa do të jetë me ju në çdo hap të rrugës, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, nga ditët e errëta të luftës deri në momentin kur të kaloni derën që ju çon në BE”.

    Presidentja e Komisionit Evropian u kërkoi zyrtarëve ukrainas të ecin përpara me reformat kundër korrupsionit, dhe të miratojnë ligjet në përputhje me normat e promovuara nga Këshilli i Evropës për të përmirësuar procedurat e përzgjedhjes se pjesëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

    Sakaq, presidenti Volodymyr Zelensky i bëri thirrje ligjvënësve dhe zyrtarëve të qeverisë të punojnë shpejt për miratimin dhe implemenmtimin e masave që i nevojiten Ukrainës për t’iu bashkuar bllokut.

    “Rruga jonë drejt anëtarësimit nuk duhet të zgjasë me dekada. Duhet ta përshkojmë sa më shpejt këtë rrugë. Nuk duam që mëngjeset e ukrainasve të nisin aq tragjikisht si ai në Odesa, me raketat ruse që na godasin”.

    Deputetët ukrainas duatrokitën në unison, ndërsa 3 pjesëtarë të gardës kombëtare me veshje ceremoniale sollën në sallë një flamur gjigant të BE./a2cnn

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!