×
  • Lajme
  • Botë

    Vranë 24 vjeçarin duke menduar se kanë një derr të egër në shënjestër, dy gjuetarët francez dalin në gjyq për “vrasjen nga pakujdesia”

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 15:43
    Homazhe për Morgan Keane, 24 vjeç, një vit pasi ai u vra në pronën e tij në Francë | Fotografia: Valentine Chapuis/AFP/Getty

    Dy gjuetarë francez kanë dal para gjyqit në qytetin e Francës, Cahors, pasi akuzohen për vrasjen e një të riu me prejardhje britanike, që dyshohen se e ngatërruan me një derr të egër, gjatë gjuetisë. Ky rast penal, në Francë po shihet edhe si gjykim i kulturës dhe sigurisë së gjuetisë atje. 

    Morgan Keane, 25 vjeç, vdiq pasi u godit me plumb në gjoks teksa po priste dru në tokën e tij, pranë Calvignac në Lot të Francës jugperëndimore, në dhjetorin e vitit të shkuar. Gjuetari që e qëlloi të shtënën fatale, Julien Féral, 35 vjeç, tha se ai e ngatërroi Keane me një derr të egër që e kishte vënë në shënjestrën e pushkës së tij.

    Gjykatësi, duke përshkruar sesi gjuetia – e përshkruar nga hetuesit si “krejtësisht e çorganizuar” dhe “thelbësisht e rrezikshme” – tha se ishte “mrekulli” që një aksident i ngjashëm nuk kishte ndodhur më parë, shkruan “The Guardian“, përcjell në shqip gazeta online Reporteri.net.

    I akuzuari, Féral i tha gjykatës se e “njoh gabimin tim dhe pendohem për të”.

    “Këtë e kam thënë gjithmonë. Më vjen sinqerisht keq për familjen. Ata janë gdhendur në kokën time për jetë. Nuk kalon ditë që të mos i mendoj. Mund të them vetëm se më vjen keq”, tha ai.

    Burri tjetër i akuzuar në këtë rast, Laurent Lapergue, 51 vjeç, i cili drejtonte gjuetinë dhe akuzohet gjithashtu për vrasje nga pakujdesia, mohoi përgjegjësinë. Ai tha se u kishte dhënë të gjithë gjuetarëve të pranishëm atë ditë rregullat e sigurisë përpara se të niseshin, një pretendim i mohuar nga Féral dhe dëshmitarë të tjerë në gjyq.

    “Unë i përsërita rregullat siç kërkohet, por jo të gjithë dëgjojnë gjithmonë,” tha Lapergue. Gjuetia ishte “e kontrolluar në mënyrë të përkryer”, shtoi ai, “por ndoshta jo 100%”.

    Féral nuk duhet të kishte qëlluar nga vendi ku ishte dhe me një gardh të lartë para tij, tha ai. “Për mua kjo ishte e pamundur. Nuk mund të shihje më shumë se tre metra”, tha Lapergue në gjykatë.

    “Dhe megjithatë një e shtënë u qëllua,” tha gjyqtari. Në gjyq pati heshtje, pas këtij konstatimi të gjyqtarit francez, përcjell gazeta online Reporteri.net, raportin e “The Guardian”.

    I ndjeri Morgan Keane dhe vëllai i tij Roëan, 24 vjeç, kishin jetuar vetëm në pronën e largët me pamje nga lumi Lot në Francë, pas vdekjes së nënës së tyre franceze në vitin 2016 dhe babait të tyre britanik, Michael, në 2019.

    Avokati i Roëan Keane, Benoît Coussy, përloti të pranishmit në gjykatë ndërsa përshkroi sesi plumbi kaloi nëpër mushkëritë dhe zemrën e Morgan Keane. Ai tha se akuza duhej të ishte një vrasje.

    “Ai [Morgan] kaloi 15 minuta duke vdekur. Raporti i autopsisë e bën të vështirë leximin. Plumbi i madh i shpoi mushkëritë dhe zemrën dhe ai u mbyt në gjakun e tij. Ky është realiteti. Për 15 minuta ai po qante.”

    “Jeta e Morgan përfundoi në pyllin ku ai shkoi për të prerë dru. Por historia nuk filloi aty, por disa vite më parë, kur babai i Morgan me mirësjellje u kërkoi gjuetarëve të shkonin diku tjetër për të qëlluar. Ai ishte i huaj dhe në të njëjtën kohë jo gjahtar dhe bota e gjuetisë është mjaft e egër. Nëse nuk jeni gjuetar do të thotë se jeni kundër gjuetisë”.

    Roëan Keane, vëllai i viktimës, ishte i ulur, me fytyrë të zymtë, në rreshtin e parë të stolave të gjyqit. Që nga humbja e vëllait të tij, ai i është bashkuar marinës franceze.

    Në gjyq u tha se i akuzuari, Féral, në ditën kur ndodhi vrasja, kishte qëlluar katër herë në drejtim të një derri të egër, por e kishte humbur atë nga shënjestra. “Keni qëlluar katër herë?” pyeti gjyqtari. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!