×
  • Lajme
  • Botë

    Zbulohet shkaku i rrëzimit të bombarduesit të Putinit që vrau 15 persona

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 21:31

    Bombarduesi rus Su-34 që u përplas në një bllok banimi duke shkaktuar një zjarr të marr e duke u marrë jetën 15 persona, pati problem pasi disa pulëbardha iu futën në motor.

    Këto janë përfundimet në të cilat kanë dalë hetimet e kryer për rastin.

    Bombarduesi luftarak po ngrihej nga një fushë ajrore në qytetin jugor rus të Yeysk, pranë kufirit me Ukrainën, të hënën në mbrëmje kur u rrëzua disa çaste më vonë me një motor në zjarr. Avioni u përplasur në tokë përpara një bllok banimi ndërsa në godinë mori flakë karburanti i derdhur.

    Të dy pilotët arritën të katapultoheshin nga mjeti fluturues përpara përplasjes. Një prej tyre madje është filmuar në momentin që largohet nga avioni me parashutë.

    Sipas hetuesve, në motor u futën dy pulëbardha gjatë ngritjes. Agjencia e lajmeve TASS raportoi: “Pjesë nga kockat e shpendëve u gjetën gjatë skanimit të rrënojave të avionit.” /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!