×
  • Lajme
  • Botë

    Zelensky uron për Ramazan: Të na ndihmojnë lutjet për t’i hequr rusët pafe

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 23:35
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

    Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke shpresuar që Ramazani i ardhshëm të gjejë Ukrainën në paqe dhe të lirë nga Rusia, transmeton Reporteri.net.

    “Le të na ndihmojë fuqia e lutjes në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të pastrojmë Ukrainën nga rusët e këqij të pafe, nga ata që me të vërtetë nuk besojnë në asgjë, dhe kjo është arsyeja pse ata janë të aftë për një terror të tillë. Ramazani i ardhshëm le të fillojë në paqe dhe në të gjithë tokën ukrainase të lirë nga Rusia”, ka shkruar Zelensky në Twitter, duke postuar një video./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!