×
  • Lajme
  • Lajme

    BQK-ja: Kemi lënë mundësi të hapur që një kompani e huaj të rishikojë çmimin e sigurimeve

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 12:43

    Guvernatori i BQK-së Fehmi Mehmeti, thotë se kanë lënë edhe një opsion rreth çmimit të tarifave për sigurimin e automjeteve.


    Ai tha se nëse s’ka pajtime, një kompani e huaj mund të rishikojë çmimet dhe të merret një vendim.

    “Jemi dakord që të rishikohet çmimi, mund të vendos ndonjë kompani ndërkombëtare. Nëse jemi dakord të gjithë, e kemi lënë domenin që një kompani e huaj të vendos për çmimin e tarifave, nëse mendohet se kjo është e lartë”, tha ai në konferencë për media.

    Ndërkaq, Sokol Havolli, zv/guvernator, tha se përqindja prej 26.6 %, “nuk është shkelje ligjore”.

    Havolli, tha se në bazë të ligjit BQK-ja ka rregullore, që i jep kompetenca të përcaktojë tarifa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!