×
  • Lajme
  • Lajme

    Bërnabiq: Brukseli, Washingtoni e as Prishtina nuk mund t’i shpëtojnë Asociacionit

    Reporteri
    06 Mars 2023 | 13:48
    Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, 10 vite më pare kishte kërkuar që në marrëveshje të përfshihej edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Sipas Brnabiq, Asociacionin nuk mund ta refuzojnë as SHBA-ja e as Brukseli, por as Prishtina, dhe pa këtë nuk ka zbatim të marrëveshjes.

    “As Brukseli, as Washingtoni dhe as Prishtina nuk mund të shpëtojnë nga Asociacioni”, ka thënë Bërnabiq.

    Brnabiq në TV Happy, ka thënë se në vitin 2013, askush tjetër përveç presidentit të Serbisë nuk e kuptoi rëndësinë e Asociacionit dhe se atëherë të gjithë nënshkruan marrëveshjen.

    “Është aftësi politike e Aleksandër Vuçiqit, 10 vjet më vonë shtiza po thyhet rreth Asociacionit që Vuçiq e futi në marrëveshje dhe në këtë mënyrë krijoi diçka që mbron Serbinë dhe popullin serb në Kosovë”, ka theksuar Bërnabiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!