×
  • Lajme
  • Lajme

    Brovina shpalos fotografinë e vajzës 7-vjeçare shqiptare që vdiq pasi u dhunua nga serbët

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 15:46

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, ka publikuar sot para gazetarëve disa fotografi shokuese se si tre paramilitarë serbë e dhunuan një grua shqiptare gjatë luftës në Kosovë.


    Pas publikimit të këtyre fotografive pa cenzurë kanë reaguar deputetë të shumtë të cilët kanë kërkuar që fotografia të largohet. Po ashtu reagime ka pasur edhe nga viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

    Deputetja Brovina në seancën e sotme plenare ka publikuar edhe një fotografi tjetër tronditëse të një vajze 7-vjeçare shqiptare, e cila siç tha ajo vdiq pasi u dhunua nga serbët, shkruan Reporteri.net.

    “Kemi mjaft dëshmi, mendoj se argumenti dhe e vërteta janë jo vetëm kur flasin të huajt por kur flasim ne vet. Ndoshta mjaftojnë 20 vjet që s’kemi folur në Kuvend, por mjafton kur atë e themi me lejen e familjarëve, viktimave këtu në Kuvend. Ky fëmijë që po e shihni në foto vdiq në moshën 7 vjeçare gjatë dhunimit.

    Brovina ndër të tjera tha se nuk duhet harruar edhe gjenocidin e Nishtit, Vranjës dhe gjithandej trevave ku kanë jetuar shqiptarët. Ajo ka përmendur edhe helmimet masive të fëmijëve në shkollat shqipe.

    “Dola këtu që të plotësoj një pikë që nuk duhet të anashkalohet, gjenocidi nuk ka ndodhë gjatë kësaj lufte për herë të parë ndaj popullit tonë. Ne duhet të kujtojmë gjenocidin e Nishit, Vranjës dhe gjithandej ku kanë jetuar shqiptarët. Rezolutës duhet shtuar edhe disa fakte tjera, dhe nuk duhet harruar se në Kosovë ka ndodhur helmimi masiv i fëmijëve shqiptarë”, është shprehur Brovina. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!