×
  • Lajme
  • Lajme

    Buja: PDK’ja në një pozicion jo të lehtë, tepër vonë të mbahen zgjedhjet tash

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 21:27

    Ish-ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, njëherësh edhe anëtar i PDK’së, ka përshëndetur iniciativën për zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, ndonëse ka thënë se është vonë.


    Buja, në emisionin ‘Dhoma e Rrëfimit’ në T7, ka thënë se ka kërkuar nga kjo parti legjitimimin e kryetarit ose zgjedhjen një kryetari tjetër.

    “PDK’ja është në pozicion jo shumë të lehtë për arsye se Enver Hoxhaj është u.d. i kryetarit. Ua pata propozuar ta legjitimojmë kryesinë e re. Tash ka një propozim me u mbajte një konventë pune për të zgjedhur kryetarin e ri dhe kryesinë e re. Është tepër vonë”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

    Ai ka folur edhe lidhur me mos-koordinimin mes degëve dhe kryesisë së PDK’së, teksa është pyetur se kush e udhëheq partinë.

    ” Kam përshtypjen që tash s’kam shku në mbledhjet e fundit dhe nga ai perceptimi që kam nga kjo distancë, unë nuk e kam përshtypjen që Sami Lushtaku udhëheq, ai e mban integritetin e tij dhe ia thotë mendimin e vet. Por, nuk mendoj se Sami Lushtaku është ai që udhëheq PDK’në”, ka deklaruar tutje ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!