×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi: Agim Veliu ua ngriti gishtin e mesëm aktivistëve të VV-së

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 9:18

    Shpejtim Bulliqi nga Vetëvendosje ka folur  për incidentin e djeshëm në në Podujevë ku pati përleshje mes aktivistëve të VV-së e LDK-së.


    Bulliqi thotë se aktivistët e tyre janë provokuar nga Agim Veliu i LDK-së.

    “Cështja e bishtit së sakicës nuk është problem, por i thjeshtë që nëse Ministri i Brendshëm duhet me rujt rendin, jo të vëhet në shërbim të një subjekti politik, priten edhe këto incidente’’, ka thënë ai në një debat televiziv.

    Ndër të tjera Bulliqi tha se Veliu ua ka ngritur gishtin e mesëm protestuesve.

    “Ministri i ka provoku me sjellje jo etike të gjithë ata aktivista. Ka provoku me gjeste Agim Veliu. Ju ka ngrit gishti i mesëm aktivistëve nga ai’’, u shpreh Bulliqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!