×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi i gëzohet vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë: Erdhi Dita për Komunën

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 13:32

    Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, i është gëzuar vendimit të Presidentit Thaçi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë komunë.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bulliqi ka hënë se nga 29 nëntori qytetarët do të frymojnë  më lirshëm sepse ‘Erdhi Dita për Komunën!’, shkruan Reporteri.net.

    Në Komunën e Podujevës zgjedhjet ishin shpallur pas dorëheqjes së Agim Veliut nga pozita e kryetarit të këtij qyteti, pasi ishte emëruar ministër i Brendshëm në qeverinë e kaluar të udhëhequr nga tashmë ish-kryeministri, Albin Kurti, dhe që prej atëhere Podujeva është pa kryetar komune.

    Pa kryetar ka mbetur edhe Mitrovica e Veriut, pasi Goran Rakiq nga Lista Serbe është emëruar zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë Hoti.

    Zgjedhjet në Komunën e Podujevës ishin paraparë të mbahen më 15 mars, por për shkak të situatës në vend me përhapjen e koronavirusit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me 14 mars pati vendosur t’i shtyjë ato.

    Ky është postimi i plotë i Bulliqit:

    Zgjedhjet në Komunën e Podujevës mbahen më 29 nëntor. Nga 29 nëntori qytetarët do të frymojnë më lirshëm sepse Erdhi Dita për Komunën! Urime gjithë qytetarëve!

    https://www.facebook.com/shpejtim.bulliqi/posts/5071206199617800

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!