×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi i VV-së e quan Isa Mustafën servil dhe argat të Thaçit

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 9:41

    Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje  e ka quajtur Isa Mustafën dhe njerëzit e LDK-së, argatë të Thaçit.


    Bulliqi ka thënë se ndodhitë e fundit hoqën dilemat mbi njerëzit e LDK-së dhe interesave që ata përfaqësojnë, shkruan Reporteri.

    Ai tutje ka thënë se Mustafa dhe njerëzit e tij kanë uzurpuar LDK-në duke u vënë në shërbim të Hashim Thaçit.

    Postim i plotë:

    Të nderuar qytetarë të Kosovës, ndodhitë e ditëve të fundit, ua hoqën dilemat edhe atyre pak njerzëve që mendonin se LDK-ja e Isës dhe klanit të tij, përfaqësojnë interesat e LDK-së dhe elektoratit të saj.
    Tashmë të gjithë e dinë që ky, dhe kllapa e tij që e kanë uzurpuar LDK-në kanë qenë dhe janë argat servilë të Hashim Thaçit, si dhe qeverinë që vodhi mandat ua krijoj Hashim Thaçi përmes servilëve të tij, duke u siguruar votat Avdullahut dhe klanit, dallimi i vetëm është se kësaj radhe ju kanë rënë maskat.
    Kjo është qeveri e Hashim Thaçit dhe vartësve të tij për të vazhduar zhvatjen e mëtejmë të shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!